Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, i kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i Degës dhe nënkryetar në nivel qendror, ka nisur takimet maratonike me secilën nëndegë, në qytet e fshatra.
Në mbrëmje, kryetari Haziri me bashkëpunëtorë ka takuar përfaqësuesit e nëndegës së lagjes “Arbëria” dhe të Velekincës, ku kanë parë mobilizimin e jashtëzakonshëm të punës për t’i fituar zgjedhjet e 11 qershorit.
“Unë ju përgëzoj për angazhimin e jashtëzakonshëm të këtyre degëve. Kudo që po shkojmë, po shohim entuziazëm dhe mbështetje të madhe për partinë e Ibrahim Rugovës, përkatësisht për kryeministrin në ardhje, Avdullah Hoti dhe kandidatët tanë për deputëtë, të cilët janë njerëz të dëshmuar në profilet e tyre dhe të pastër si loti. Do të vazhdojmë të shkojmë derë më derë e shtëpi për shtëpi për t’ia paraqitur programin tonë të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të prosperitetit dhe të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha, ndër të tjera, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Gjatë ditëve në vijim, Haziri ka paralajmëruar takimet e shumta të Shtabit Zgjedhor me nëndegët e qytetit dhe fshatrave.
02.06.2017 Saranda BLLACA
Gjilan zëdhënëse e shtabit