Terreni me bari sintetik i dedikuar për klubin e Dritës tashmë është gati.
Së fundmi është shtruar edhe bari artificial për të marrë formën një terren i cili do t’i shërbejë shumë ekipit kampion të Kosovës.
Ky terren është donacion nga UEFA në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.
Ndryshe, në Gjilan po ndërtohet edhe një tjetër terren i tillë që do t’i përkas SC Gjilanit.
Kujtojmë se 12 klube që garonin edicionin e kaluar në elitën e futbollit kosovar kanë qenë përfituese të një fushe të tillë.