Projekti për ndërtimin e fushës ndihmës së FC Dritës është drejt finalizimit. Aktualisht kanë përfunduar rrethojat e stadiumit, teksa gjithçka pritet të bëhet gati brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Imazhet e fundit që vijnë nga fshati Livoç, aty ku edhe është ndërtuar tereni ndihmës për bardhekaltërit janë mbresëlënëse, teksa kanë mbetur edhe pak detaje për tu finalizuar ky projekt.
Ky teren ndihmës do ti shërbejë klubit gjilanas për ti zhvilluar seancat stërvitore dhe për ndeshjet e grupmoshave të reja.
Njëherit ky do të ishte stadiumi i dytë ndihmës i ndërtuar në Gjilan, ndërkohë që në plan është të ndërtohet edhe i treti, i cili do ti takojë SC Gjilanit.
E vetmja gjë që ka mbetur për tu rregulluar është infrastruktura rrugore, e cila i takon autoriteve lokale për ta ndërtuar, pasi që rruga që dërgon në këtë pjesë të fushës është a pa asfaltuar.
Radio Star ju sjell pamje :