Një shtetase ruse është arrestuar në pikën kufitare të Merdares pasi ka tentuar që t’i japë ryshfet një zyrtari policor që ta lejojë të hyjë pa vizë.
Policia tha se ajo është dërguar në mbajtje.
“PKK Merdarë, Podujevë 17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetase e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.