Vendosja e taksës 100 % nga Qeveria e Kosovës për gjitha produktet e Serbisë vlerësohet se ka dëmtuar me miliona buxhetin e kësaj të fundit.
Nga kjo taksë, përveç Kosovës, ka edhe një shtet që ka përfituar shumë. Fituesi më i madh i vendosjes së taksës është shteti i Maqedonisë.
Që nga vendosja e 100 përqindëshit, Shkupi zyrtar ka rritur eksportin në Kosovë për 42 përqind.
Nëse këtë përqindje e kthejmë në para atëherë i bie që Maqedonia ka fituar 12 milionë euro.
Përkundër rritjes së eksportit në Kosovë, Maqedonia po e ka problem që të bjerë miellin e saj. Kjo pasi që në Doganën e Kosovës po kontrollohet cilësia e tij.
Duke parë që në Kosovë po e kanë problem të eksportojnë, produktet serbe kanë rritur eksportin në vendet si Greqia dhe Turqia.