Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si; Gjilanin, Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën.
Siç shihet në fotografitë që ka siguruar KosovaPress, bora në këtë rrugë nuk është pastruar dhe paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave.
Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.