Stadiumi i qytetit në Gjilan ka vite që ka filluar të rindërtohet, mirëpo është ndërprerë në disa faza, teksa janë nënshkruar edhe tri memorandume ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të përfunduar sa më shpejtë renovimin e këtij impianti, shkruan Gazetasheshi.com.
Tribunat prapa portave kanë filluar të marrin pamje, pasi që janë ndërtuar prej kohësh, ndërkohë tashmë është rrëzuar tërësisht tribuna perendimore, teksa edhe ka filluar puna sipas planit të paraparë për këtë pjesë.
Makineri të shumta janë parë gjatë ditëve të fundit në stadiumin e këtij qyteti, ndërkohë që rrjedhimisht është shtuar edhe intensiteti i punës.
Gazeta “Sheshi” ka siguruar disa imazhe nga punimet që po bëhen në këtë stadium, teksa kanë shtuar entuziasmin e tifozëve të dy klube, si atyre të Gjilanit, po ashtu edhe atyre të Dritës se më në fund ky impiant do të marr pamjen e dëshiruar.