Një valë e re e ngritjes së çmimeve për produktet ushqimore ka goditur vendin, veçanërisht vajin ushqimor.
Stoqet e vajit nëpër markete filluan të zbrazen. Këtë produkt po e blejnë me të madhe kosovarët, pasi janë alarmuar për mungesë të tij.
ADVERTISEMENT
Kur ka pak ofertë e shumë kërkesë, çmimi hip. Kështu ndodhi edhe me çmimin e vajit të lulediellit, që të mërkurën u ngjit deri në 2 euro e 39 centë për litër, njofton Klan Kosova.
Qytetarët po ankohen si për shtrenjtimin, ashtu edhe mungesën e këtij artikulli.
Arsyeja kryesore pse u shtua kërkesa, janë lajmet e luftës që vijnë nga Ukraina. Në kësi situata, droja për mungesë ushqimesh shtohesh, e rrjedhimisht edhe vrulli për të bërë rezerva.
Mirëpo nuk dihet nëse stoqet janë pothuajse të zbrazëta sepse vërtetë nuk ka mjaft vaj. Burime nga Ministria e Tregtisë i thanë televizionit se inspektorët janë duke i hetuar tregtarët e këtij produkti nëse po e fshehin sasinë e tij.
Qeveritarja Rozeta Hajdari tha të mërkurën se shteti do të jetë vigjilent të mos lejojë mashtrime në kohë krize.
Përveç shtrenjtimit të karburanteve që kanë arrit deri 1.65 euro, edhe produkti tjetër strategjik për vendin, mielli ka arritur në 60 euro për 100 kilogramë miell.