Shtrenjtohet buka e djathi në Kosovë
Buka, vezët e djathi janë shtrenjtuar. Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e fundit tregon se çmimet e produkteve të konsumit të gjerë janë më shtrenjtë për 0.8 për qind në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me muajin qershor.
“Qumështi, djathi, vezët dhe pemët”, sipas ASK-së u shtrenjtuan për 1.5 për qind.
Rritje të çmimit ka edhe në produkte tjera.