Serbët në veri të vendit, kanë kohë edhe 15 ditë të tjera për të regjistruar veturat e tyre me targa ilegale në ato të Republikës së Kosovës. Ekzekutivi thotë se ky vendim ka ardhur pasi ka interesim të lartë për regjistrim derisa profesorët e konsiderojnë si të duhur
E enjtja e 30 nëntorit, ka qenë dita e fundit për regjistrim të targave të automjeteve nga KM dhe akronime të tjera, në RKS, për qytetarët serbë në veri të vendit.
E në ditën e fundit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që këtë afat të shtyj edhe për 15 ditë të tjera, për siç tha: Si shkak i interesimit të madh.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS”, thuhet nga Qeveria.
E që ka interesim të madh e tregojnë edhe shifrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, numri i veturave që janë regjistruar vetëm për këtë muaj është 3190.
Këtë vendim të ekzekutivit për shtyerje të afatit, po e përkrah profesori universitar Nexhmedin Spahiu.
Sipas Spahiut, kjo po ndodh për një arsye.
Shtyrjen e afatit për regjistrim me targat RKS, gjatë se enjtes e kërkoi edhe Policia e Kosovës./teve1/