Është shtyrë për rreth 15 minuta të tjerë finalja e madhe e Champions League mes Liverpoolit dhe Realit, shkruan Sky Sport.
Ndeshja e cila pritej të fillonte nga ora 21:00 do të fillojë rreth orës 21:15.
Kjo për shkak se tifozët nuk kanë pasur mundësi të futen në stadium për shkak të grevave të mjeteve të transportit në Paris.