Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që nesër të jetë ditë zie në vend shkruan Radio Star.
Pas këtij vendimi ndeshja e cila ishte paraparë të luhet në Gjilan, mes Dritës dhe Prishtinës është marrë vendim të shtyhet.
Ndeshja e gjysmë-finales pritet të zhvillohet në javën e ardhshme me datën 24 prill nga ora 15:00, në stadiumin me bari sintetik.
Komunikata e plotë:
ℹ️ Shtyhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Republikës, Drita – Prishtina, paraparë të zhvillohet nesër shkak shpalljes së ditë zie nga Presidentja e vendit
Dueli zhvillohet javën e ardhshme, të mërkurën më 24 prill nga ora 15:00