Ndeshja finale e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës është shtyrë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Ndeshja ishte paraparë të luhej me 12 kusht, por tani është vendosur të luhet në një datë tjetër, transmeton Gazeta Express.
është vendosur që ndeshja të luhet më 13 gusht, pra një ditë më vonë, dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, në orën 20:00.
“Ndeshja e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e paraparë të luhet më 12 gusht, është zhvendosur për datën 13 gusht (e hënë) në orën 20:00 në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë”, njofton FFK.