Ndeshja mes FC Ferizaj dhe FC Drita, e cila fillimisht ishte paraparë të zhvillohej në ora 15:00, është shtyrë për në ora 16:00. Klubi i Ferizajt ka njoftuar tifozët dhe qytetarët, duke i ftuar që të jenë të pranishëm.
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌!
Të dashur tifozë ferizajas,
Ju njoftojmë se ndeshja e paraparë kundër FC Drita, që fillimisht ishte planifikuar në ora 15:00, është shtyrë për në ora 16:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin ekipin tonë sa më masivisht! 🔵⚪
Na presin emocione të mëdha – shihemi në stadium! 🏟️