Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë të mbahet më 28 shkurt, shtyhet për datën 5 mars. Shtyrja bëhet për shkak të pamundësisë së kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, për të marrë pjesë në seancë, ku në rend dite është Raporti i tij i punës për vitin 2018.
Njëherësh, rendi i punës, plotësohet edhe me katër pika shtesë:
• Anulim i vendimit të datës 27.09.2018 për miratimin e planit rregullues të hollësishëm “Qendra 2”
• Anulim i vendimit të datës 27.09.2018 për miratimin e planit rregullues të hollësishëm “Qendra 3”
• Anulim i vendimit të datës 27.09.2018 për miratimin e planit rregullues të hollësishëm “Lagja e Spitalit”
• Anulimi i vendimit të datës 26.11.2018, për lënien në fuqi të tri vendimeve të lartshënuara. /ZIP/