Përmes një komunikate për media Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e paraparë për të hënën është shtyre.
“Me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës”, thuhet në njoftim.