Vizita e këshilltarit të lartë në Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën është shtyrë.
Chollet së bashku me disa zyrtarë tjerë amerikanë ishte paralajmëruar se do të vijë për vizitë në Kosovë më 31 korrik.
Shtyrjen e vizitës e kanë konfirmuar nga Presidenca e Kosovës për Tëvë1.
Bekim Kupina, këshilltar për media, tha se nuk bëhet fjalë për anulim por për shtyrje të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina.