Votimi për Kodin Civil, i paraparë të ndodhte në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është shtyer.
Kjo për shkak të votave të pamjaftueshme, si nga ana e pozitës, ashtu edhe nga opozitarët, raporton Indeksonline.
Krahas Kodit Civil, edhe një numër i konsiderueshëm i rendeve të ditës nuk janë votuar sot, për t’u shtyer në një seancë tjetër të Kuvendit, data e së cilës nuk është caktuar akoma.