Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për një takim konsultativ për të hënën.
Ftesa lidhet siç thuhet “për të diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, transmeton Klankosova.tv.
“Takimi konsultativ do të mbahet të hënën, më 13 shtator 2021, në orën 17:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Kjo është një pjesë e ftesës që ka qarkulluar në mbrëmje nëpër media.