Gjatë pasdites së sotme, mali në fshatin Bukovikë është kapluar nga zjarri.
Ekipet e Shpëtimit ka arritur të shuajën një zjarr që kishte përfshir malin e fshatit Bukovikë në drejtim të fshatit Dobërçan, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Sami Spahiu, është prononcuar për Radio Star rreth zjarrit në malet e fshatit Bukovikë në drejtim të fshatit Dobërçan, ai ka thënë se në vendin e ngjarjes ekipa emergjente ka lokalizuar zjarrin dhe kanë arritur të shuajnë atë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Sami Spahiu, ka lutur gjithë qytetarët të kenë kujdes, për gjdo eventualitet të lajmrohen në numrin 193&112.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Sami Spahiu, ka thënë se në ditët në vijim do zhvillohen hetimet rreth shkaktimit të zjarrit, ai rikujton qytetarët edhe për sanksionet për shkaktim të zjarrit, ku varësisht nga dëmet e shkaktuara dënimi mund të jetë edhe me burg.