Nga nesër edhe në komunën e Gjilanit do të nisë shpërndarja e shujtave falas për nxënësit e ciklit të ulët të shkollave fillore.
Drejtoria Komunale e Arsimit do ta nisë këtë pilot projekt për shujta me nxënësit e shkollës fillore në Verbicë të Zhegocit ku i pranishëm do të jetë edhe kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Që nga paslufta, kjo është hera e parë në Gjilan që jepen shujta për nxënësit.
Shpërndarja e shujtave falas për nxënësit e ciklit të ulët të shkollave fillore nisi fillimisht në Prishtinë, shembull që më pas u aplikua edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.