Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbyllje të gastronomisë mund t’iu kushtojë këtyre bizneseve mbi 33 milionë euro, raporton Express.
Së paku kështu vlerëson Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit, nëse qarkullimi minimal i bizneseve për një ditë është vetëm 200 euro, atëherë humbjet në qarkullim ditor janë mbi 2 milionë euro.
Nëse llogaritet kjo shumë për dy javë, sa do të jenë të mbyllura këto lokale, i bie që humbjet në qarkullim janë mbi 33 milionë euro.
“Mbi 12 mijë objekte hoteliere janë në Kosovë. Nëse qarkullimi ditor minimal është vetëm 200 euro, atëherë humbjet në qarkullim ditor janë 2.400.000 milionë euro. Kur e shumëzojmë me 14 ditë, del që humbjet në qarkullim janë 33.600.000 euro. Kjo vetëm në sektorin hotelier dhe më shumë se 60 përqind e këtyre parave do shkojnë në vendet fqinje”, ka thënë Ibrahimi për Express.