Festa Shabani kerkon llogari per helmimin dhe inspektimin e mishit
Në seancën e mbajtur me 31 maj 2018 unë ngrita cështjen për produktet e mishit në qytetin tonë dhe kërkova inspektim të mishit në qendra tregtare e gjithandej.
Fatkeqësisht në këtë seancë e ende 10 ditë pas seancë nuk mora përgjigjje nga ju.
Ditët e fundit në qytetint tonë me qindra qytetarë janë helmuar nga konsumimi i mishit të prishur, jo më larg se nga e shtuna (09.06.2018) mbi 20 persona vazhdojnë të jenë të shtrirë në spitalin rajonal të Gjilanit.
Unë personalisht i vizitova dhe u informova nga afër për këtë gjendje të rëndë të tyre dhe kuptova se të gjithë kanë shkallë të lartë të helmimi, madje numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë vetëm po rritet, këtë e konfirmuan dhe mjekët kujdestarë.
Kërkoj nga Drejtoria e Inspekcionit që së bashku me AVUK (Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit) të ndërmarrin hapa të menjëhershëm dhe konkret në inspektimin e mishit pasi që jemi thuajse qyteti i vetëm në Kosovë që nuk është realizuar asnjë inspektim i mishit dhe më pas raportin e këtij inspektimi me të gjitha të dhënat e sakta për informim të drejtë të qytetarëve që të parandalojmë këtë helmim e ndonjë sëmundje eventuale e mos edhe më keq.