Në programin 56 faqësh të Qeverisë Hoti të aprovuar ditë më parë, projektet infrastrukturore sërish do të jenë prioritet ndonëse vendi do të përballet me pasojat e pandemisë, në të gjitha fushat e jetës.
Në programin e Qeverisë Hoti parashihet mobilizimi i 1.2 miliard eurove për vitet 2020-2021 me qëllim të adresimit të sfidave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Por në të njejtën kohë parashihet edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, autostradës së Anamoravës, ndonëse ish-ministri Lumir Abdixhiku javë më parë, kishte vendosur për anulimin e tenderit për segmentin e dytë.
Qeveria Hoti parasheh edhe përfundimin e punimeve në autostradën e Mitrovicës dhe vazhdimin e autostradës në drejtim të Podujevës.
Në draftin e plotë të programit qeverisës lë të kuptohet se kjo qeveri do të përkrahë projektet ekzistuese edhe ato me kosto të lartë buxhetor. Aty, ndonëse ka rajonet ku thuhet se ku do të ketë investime, nuk përmenden fare qasjet e reja të shumëpërfolura të autostradës Prishtinë-Shkup, mes tyre qasjen e Vitisë në Gërlicë, e cila tashmë ka kohë që është në procedura të ministrisë së Infrastrukturës, por që projekti në prakikë nuk ka nisur ende dhe nuk dihet se deri ku ka arritur, njofton Plus Televizion.
“Në këtë drejtim, me kujdes do të analizohet dhe rishikohet dinamika e projekteve infrastrukturore ekzistuese
dhe planet për projektet e reja infrastrukture me kosto të madhe buxhetore. Maksimalisht,
do të punohet në drejtim të financimit të projekteve të tilla përmes kredive koncesionare”, thuhet në mes tjerash në programin e qeverisë Hoti.