Shkruan: Arbresh Salihu
Bota e civilizuar demokratike për ҫdo ditë po hec me hapa të mëdhej drejt prosporitetit në ҫdo lëmi të shkencës, kulturës e sportit, ndërsa shteti i Kosovës mirret ende me akuza e kundër akuza ndaj njeri tjetrit, duke lënë në mëshirë këtë popull të përvuajtur me shekuj.
Dikur, qyteti i Gjilanit, krenohej me stadiumin e saj, madje ia kishin zili shumë klube të Rajonit, por fatkeqësisht ky stadium tanimë nuk ekziston.
Paramendoni, ky stadium kishte marrë mirënjohje speciale për mirëmbajtjen e kualitetin e saj – plot para 45 viteve nga Federata e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot këtë stadium e frekuntojnë bagëtitë e narkomanët.
Derbi në mes, Dritës e Gjilanit, para lufte zhvillohej në livadhet e fshatit Malishevë , populli i Gjilanit në këmbë me traktora e ndonjë veturë shkonin për ta përcjellur këtë derbi në kushte të okupimit dhe askush nuk kishte frike, madje ishin krenar që qyteti i Gjilanit kishte një derbi me përmasa Rajonale e Evropiane.
Dikur u thynin edhe dyert e stadiumit për të përcjellur këtë derbi, u ndanë edhe familjet – vëllau me vëllaun, motra me motër, miku me mikun e shoku me shokun, ishte një rivalitet sportiv që na kishin lakmi i gjithë opinioni sportëdashës, poashtu edhe televizionet e gazetat evropiane filluan të shkruanin e ta përcjellnin këtë derbi Gjilanas.
Tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, para derbit me netë të tëra rrinin në shkallët e stadiumit për tu përgatitur për këtë duel të zemrës së tyre, hargjonin me mijëra euro për fishekzjarre, flamujë e korografi të ndryshme, të cilët i shpalosnin në derbi duke bërë befasira të ndryshme.
Sot, në vitin 2024, derbi është bërë një ndeshje e rëndomtë, ku as 1 000 shikues nga 15,000 mijë sa ishin më herët nuk janë prezent, mungojnë flamujt e fishekzjarret, mungonë hijeshia e derbit tifozë “Intelektualët” e “Skifterat, prandaj është për të ardhur keq të jeshë në këtë derbi sot pa asnjë ndenjë të derbit.
Qyteti i Gjilanit ka humbur bukurinë e saj pa derbin e mrekullueshëm të cilin e kishim njerzit, ku kanë qarë si foshnje për të mirë e për të keq për rezultatet e klubeve të tyre, kishte raste kur tifozët e flakët të dy skuadrave vinin nga shtetet perendimore për ta përcjellur këtë bukuri të derbit, por tani gjithqka duket se po venitet.
Dy klubet, i larguan nga fusha duke ju premtuar se shumë shpejt do të rregullohet stadium, por ky ishte vetëm një “iluzion” i njerzve përgjegjës të sportit e politikës, u premtuan e u caktuan edhe data por edhe këto dështuan, u ndërruan projektet e stadiumit, u ndërruan edhe shumat e milionave të stadiumit dhe askush nuk dha as më të voglën përgjegjësi duke u tallur me klubet e qytetarët e Gjilanit.
Sot, stadiumi i qytetit në Gjilan ka mbetur një ‘gërmadhë’ pa rrugëdalje, pa kurrfarë shprese duke i dëmtuar klubet me mijëra euro, duke i dëmtuar pronarët e klubeve të cilët po ndajnë kafshatën e bukës për futbollin Gjilanas e Kosovar, kjo nuk është e drejtë dhe historia kurrë nuk do t’na falë këto gabime skandaloze të cilat po i bëjnë politikat ditore.
Qyetarët e Gjilanit, tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, nuk ju mbetet gjë tjetër përposë ti përkujtojnë ditët e derbit kur dikur gjithҫka ishte madhështore, ose mund edhe të protestojnë sëbashku me klubet e tyre për t’ja kthyer dinjitetin derbit gjilanas