Një ngjarje e rëndë tronditi Gjilanin dy muaj më parë.
Atje ish zyrtarja policore, privoj nga jeta katër anëtarë të familjes së saj e më pas kishte vrarë edhe veten.
Por, edhe pas gjithë kësaj kohe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja ende nuk janë zbardhur.
Pavarësisht kësaj për të ndriçuar këtë rast janë angazhuar Inspektorati Policor i Kosovës.
Bazuar në të gjeturat e deritashme, dyshohet se Valdete Bllaca në stacion policor kishte vjedhur një palë çelësa.
Pas kësaj ajo kishte hapur kasafortat ku ruhen armët e nga aty kishte marr revolen, me të cilin kishte ekzekutuar babin, nënën, dy vëllezërit dhe në fund kishte vrarë veten.
E Inspektorati Policor, më pas kishte suspenduar 4 zyrtar policor përfshi edhe komandantin e stacionit.
Por, kallëzim penal është ngritur për vetëm njërin nga ta.
Ky kallëzim penal është dorëzuar kundër zyrtarit policor me inicialet Xh.A, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e armëve.
Hetuesit e IPK dyshojnë se pikërishtë këtij zyrtari policor i janë marrë celsat nga Valdete Bllaca.
Udhëhyeqësi i Departamentit të Hetimeve Burim Raci thotë se kanë pasur telashe ta identifikojnë të ndjerën duke hyrë për ta marrë armën për një arsyeje.
Ndërkohë, IPK nuk kishte arritur që të gjejë prova për tre zyrtarët e tjerë që argumentojnë përfshirjen e tyre në këtë rast, por ata janë si të dyshuar në prokurori.
Por, pavarësishtë kësaj bazuar në intervistimet e palëve që ka bërë IPK, zyrtari policor Xh. A kishte bërë kërkesë te komandanti Alban Ramushi që vendi ku ruhen armët të jetë më i sigurt.
Ka kërkuar që vendi ku ruhen armët të jetë më i sigurtë pasi është në një zyre ku ka frekuentim shumë, zëvendës komandati në atë kohë për pak kohë i ka thënë që do ta cakojmë një rreshter aty.
Ndërkohë, vet udhëheqësi i këtij stacioni policor në deklaratën e dhënë para hetueseve të IPK-së e kishte mohuar se kishte marrë një kërkesë të tillë me shkrim.
Alban Ramushi, komandant i stacionit policor në Gjilan
Kurrë, e them me përgjegjësi morale dhe penale se i njëjti kurrë nuk më është ankuar mua direkt, as përmes zingjirit komandues për një gjë të tillë. Po ashtu jam interesuar për mënyrën e pranim dorzimit të armëve ku e kam pas se gjithçka ka qenë në rregull në bazë të nenit 16 të rregullores së policisë për ruajtjen e armëve
Ndërkohë, trupat e pajetë të anëtarëve të familjes Bllaca i kishte tërhequr Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Por, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita e krimit ky Institut ende nuk ka dorëzuar raportin e autopsisë në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar ky organ i akuzës.