Shoferi, e as kamioni, nuk u dukën se kanë ndonjë telash, kur u soll dërgesa e porositur në market.
Punëtorët e dyqanit, që pranuan mallin, thanë se ngasësi ishte i qetë.
Ai, sipas tyre, nuk përmendi se ka ndonjë defekt me makinën e tij transportuese.
Në gjendje të mirë Mustafë Avdiaj solli e dorëzoi ujë edhe në një tjetër market, dhjetra metra më poshtë, njofton Klan Kosova.
Pasi kryen punë këtu, ai, me kamion, niset qendrës së Gjilanit.
Ende nuk dihet pse e qysh, por afër stacionit të autobusëve, shoferit i humb kontrolli mbi mjetin që po drejtonte.