Me hapjen e masave nga qeveria, është ulur ndjeshëm sensibilizimi i qytetarëve për të zbatuar masat anti-covid, pavarësisht rritjes së lartë të shifrave.
Tanimë asnjë aktivitet nuk është i ndaluar, dhe qytetarët kryejnë lirisht aktivitetet e tyre të përditshme.
Por kush janë aktivitetet që përbëjnë rrisk më të lartë të përhapjes së koronavirusit.
Shoqata mjekësore Texas Medical Association ka publikuar një listë të aktiviteteve, ku për nga rreziku i përhapjes së Covid-19 kryesojnë pikërisht kafenetë, duke u ndjekur më pas nga stadiumet, koncertet, teatri, si dhe palestrat.
Rrisk i ulët
Të hapësh e-mailin
Të shkosh në restorant
Të luash tenis
Kamping
Rrisk mesatarisht i ulët
Qendra tregtare
Shëtitje në këmbë vetëm ose me të tjerët, ose shëtitje me biccikletë
Loja e golfit
Qëndrimi në hotel për dy netë
Qëndrimi në hollin e pritjes së një klinike
Të shkosh në librari ose muze
Të hash jashtë në restorant
Të ecësh në një zonë me shumë persona
Aktivitetet mesatarisht të rriskuara
Të hash darkë në shtëpinë e dikujt tjetër
Të shkosh në një barbecue (festë në oborr)
Plazhet
Të bësh pazar në qendër tregtare
Të çosh fëmijët në shkollë ose kampingje
Të punosh një javë në një zyrë
Të notosh në një pishinë publike
Rrisk mesatarisht i lartë
Parukeritë dhe berberhanet
Të hash brenda në restorant
Të marrësh pjesë në dasma apo ceremoni mortore
Të udhëtosh me avion
Loja e basketbollit
Loja e futbollit
Të përqafosh ose të shtrëngosh duart me një mik
Rrisk i Lartë
Palestrat
Të shikosh film në teatër
Të marrësh pjesë në një koncert muzike
Të shkosh në stadiume
Të marrësh pjesë në aktivitete fetare me më shumë se 500 persona
Të shkosh në kafe./abcnews