Drejtoresha e qendrës së gjuhëve të huaja “SIDI Education” në Gjilan, Festa Shabani ka hapur qendrën e saj dhe për nxënësit jo të regjistruar duke ofruar ndjekjen e kurseve falas në gjuhë Shqipe, Matematikë gjuhë Angleze dhe deri sa të filloj mësimi.
Ajo e konsideron të drejtë kërkesën e mësimdhënësve për ngritje koeficienti mirëpo të njejtën kohë ndjen keqardhje për humbjen e orëve të shumta mësimore për nxënësit.
Qendra e gjuhëve të huaja “SIDI Education” në Gjilan vazhdon të jetë e hapur për nxënësit tanë dhe nxënësit e tjerë (jo të regjistruar) duke ofruar kurse shtesë në gjuhë angleze, gjuhë shqipe dhe matematikë falas derisa të rifillojë mësimi në shkolla.
E konsiderojmë të drejtë kërkesën e mësimdhënësve për ngritje të koeficientit, mirëpo në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje për humbjen e orëve të shumta mësimore për të gjithë nxënësit.