Fëmijët me nevoja të veçanta janë pjesë e pandashme e shoqërisë tonë dhe meritojnë të zhvillojnë një jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë.
Qendra e gjuhëve të huaja “SIDI EDUCATION” në Gjilan, nga sot filloi të ofroj kurs falas të gjuhës Angleze për fëmijët me nevoja të veçanta të qendrës “Pema” në Gjilan dhe është e hapur dhe për fëmijët tjerë me nevoja të vecanta që nuk frekuentojnë këtë qendër.
Këta fëmijë janë me probleme nga më të ndryshmet, në zhvillime psiko-fizike dhe pjesa e madhe e tyre me vështirësi ekonomike.
Andaj me kursin 1 herë në javë shpresojmë që do të ofrojmë mësim dhe argëtim, gjë që u pa edhe sot nga sytë e tyre që vezullonin me vizitën e tyre të parë tek ne.
Ftojmë dhe fëmijët tjerë të bashkohen cdo të mërkure në ora 13:00.
Me dashuri
SIDI Education
Partneri juaj në sukses!
Vlen të përmendet se drejtoresha e kësaj qendre është dhe këshilltare komunale në Gjilan, e që angazhohet kryesisht në fushën e arsimit, humanizëm dhe vullnetarizëm.