T’ia vjedhësh dhuratën një tifozi të veçantë, kjo ndodhë vetëm te ne.
Mund të tingëllojë e ashpër e banale, por s’mund të quhet ndryshe ajo që i ndodhi tifozit të veçantë të futbollit kosovar e të skuadrës kombëtare, Avdullah Berishës – Evit.
Pas ndeshjes ndaj Anglisë, portieri Arijanet Muriç ia la këpucët e tij si dhuratë Evit.
Portieri ia dha ato njërit prej personave të sigurimit të ndeshjes, me porosinë për t’ia dhënë ato Evit, i cili po i priste.
Megjithatë, këpucët sikur i pëlqyen sigurimit, i cili i mbajti ato për vete dhe nuk ia dha fare Evit.
Tifozi i veçantë ka rrëfyer për gazetën atë që i ndodhi, duke mbetur tejmase i zhgënjyer.
“Muriç më pyeti nëse i mora këpucët sportive, pasi që atë dhuratë ia dha sigurimit të ndeshjes për të ma përcjellur mua. Megjithatë, sigurimi i ka mbajtur ato për vete dhe nuk m’i dha. Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer”, deklaroi ai për Gazetën Olle.
Evi ka dërguar në adresë të gazetës edhe bashkëbisedimin me Aron në rrjetin social Instagram.
Ai gjithsesi e ka falënderuar gardianin që luan në Angli, për dhuratën ani pse nuk e ka marrë atë.
Avdullah Berisha është një prej tifozëve më të veçantë të futbollit kosovar.
Ai nuk mungon pothuajse asnjëherë në ndeshjet e Dritës në shtëpi dhe ato të Kosovës në “Fadil Vokrri”
Tifozi gjilanas tani po respektohet shumë edhe nga futbollistët e Kosovës.
Ata shumë shpesh ndalen për të bërë një foto me të pas ndeshjeve.