Sulmuesi Marko Simonovski është lojtari i radhës i cili ka vazhduar bashkëpunimin me FC Dritën shkruan Radio Star.
Lajmi për zgjatjen e kontratës së sulmuesit me bardhekaltërtit, është bërë i ditur vetë nga skuadra e FC Dritës, duke shkruar se kanë arritur marrëveshje një vjeçare me futbollistin nga Maqedonia.
Komunikata e plotë:
Simonovski vazhdon me DRITËN
FC DRITA dhe sulmuesi ynë, Marko Simonovski kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi +1 vjet.
Simonovski ka shënuar 18 gola në tri kompeticionet me klubin tonë në edicionin që lamë pas.
Marko Simonvski bëhet kështu sulmusi më i sukseshëm në dakadën e fundit te FC DRITA, ku brenda një edicioni arrin të shënoj 18 gola.
So sreka, Simonovski
FC DRITA⬜🟦