Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka akuzuar kryetarin aktual që e rrëzoi nga qeverisja lokale, Shqiprim Arifin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Sami Salihun, se po kontribuojnë që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar.
Kjo pasi sipas saj, pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Arifi e Salihu nuk po i ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.
“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: ‘Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar’. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë. Sidomos si të Shaip Kamberit”, ka shkruar ajo në Facebook.