Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica në një intervistë për Ekonomia Online kanë paralajmëruar protestë masive për Trustin.
Llumnica ka thënë se në ditën kur në rend të ditës është Projektligji për Trustin, do të dalin në protestë.
Ai ka thënë se janë ofenduar me arsyetimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati kur tha se me paret e Trustit qytetarët po blejnë “Iphone 13 Promax”.
“Kemi pa disa arsyetime ku thuhet se nuk kanë studentët, pensionistët, ne kemi familje edhe pensionistë edhe studentë që ndihmohen në një farë forme edhe ata prej tërheqjes së këtyre mjeteve dhe arsyetimet e Qeverisë, të Ministrit të financave, janë pothuajse ofenduese për punëtorët ku thuhet se “po t’u jepet Trusti do të blejnë “Iphone 13 ProMax”.
“Është ofendim për arsye se i konsideron qytetarët që nuk din t’i shpenzojnë mjetet e tyre, pra punëtoret dhe ai gjoja se po na i runë këto mjete. Në rast se është bërë fortë merak të na i ruaj këto mjete ka forma dhe opsione që ne mund të u jepim se si të ruhen mjetet dhe si të kthehen ato”, u shpreh ai.