Për suspendimin e zyrtarëve policorë të cilët e kanë arrestuar gjatë ditës së sotme një kameraman, ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës.
Sipas kësaj sindikate është e padrejtë suspendimi i tyre.
“Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Përveç tjerash, kjo sindikatë ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të jetë asnjëherë kundër fjalës së lirë.
“Policia e Kosovës nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do jetë asnjëherë kundër fjalës së lirë. Policia e Kosovës gjithmonë vepron konform udhëzimeve ligjore duke mbrojtur dhe siguruar ambient të qetë e të sigurt për të gjithë. Policia e Kosovës është institucioni i vetëm që bënë sigurinë e të gjithëve dhe nëse vazhdohet kështu atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të protestojmë kundër padrejtësive që po na bëhen”, kanë thënë nga kjo sindikatë.