Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar familjen e Samet Rexhepit, polic i Kosovës, i cili dje në moshën 55-vjeçare ka ndërruar jetë.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.
Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!
Me respekt,
Sindikata e Policisë së Kosovës