Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK), ka bërë të ditur nuk pajtohet me vlerën e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave.
SPK ka përshëndetur çdo vendim të Qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, mirëpo vlerëson se shuma e propozuar për këtë rritje nuk përkon me nevojat reale të punonjësve, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe nivelin e pagave të policisë në shtetet e rajonit.
“Duke u nisur nga këta faktorë, SPK kërkon që rritja e pagave për vitin 2025 të realizohet duke përfshirë një rritje totale prej dy koeficientësh. Konkretisht, sugjerohet që rritja e parë të zbatohet në janar për një koeficient dhe e dyta në qershor për një koeficient shtesë.
Kjo qasje do të siguronte një mbështetje të qëndrueshme ekonomike për punonjësit tanë, duke përputhur pagat me rritjen e kostos së jetesës dhe me standardet e rajonit”, shkruan mes tjerash në reagimin zyrtar.