Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria që të reflektojnë, për ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga QKUK.
Nga kjo Sindikatë thuhet se mbi 1500 infermierët pritet që të largohen gjatë vitit 2023 nga QKUK.
“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve. S.B., E.D., SH.H., L.S., K.K., SH.G., E.K., janë vetëm disa nga mbi 1500 infermierët në përgatitje që do të largohen gjatë vitit 2023. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash”, thuhet në njoftim.
Teksa duke uruar që profesionistët të mos largohen nga Kosova, i kan bërë thirrje Qeverisë që të punësojë infermier të rinj.
“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, të punësoj infermier të rinj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në shumë klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti. Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve. Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona”, thuhet tutje.