Mr.sci.dr. Xhevat Demiri
Numri më i madh i rasteve me Covid 19, është shënuar sot në Kosovë. Gjendja është serioze dhe situata pandemike po i tejkalon përmasat duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik. Apeloj që Kuvendi të organizojë një mbledhje të jashtëzakonshme duke miratuar ligjin që përcakton masat parandaluese që duhet të ndërmerren nga qytetaret dhe institucionet përgjegjëse, për të parandaluar zgjerimin tutje të këtij virusi.
Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzuesin rreth marrjes së masave parandaluese, por kjo nuk po del te jete veprim i mjaftueshëm.
Tani duhet të veprojë ligji, që përcakton në detaje se si duhet te sillemi ne si qytetarë për t’a ruajtur veten tonë e pastaj edhe të tjerët që na rrethojnë. E për ata qytetarë të pandërgjegjshëm, duhet të shqiptohen gjoba. E vetmja mundësi për vetëdijësim. Kështu veprojnë në Gjermani, Francë, Angli e kudo nëpër Evropë.
Kujdes e disiplinë PO!
Karantinim JO!