Katër herë radhazi kanë qenë kampione të Kosovës në volejboll, por për sivjet për Kv Drita ka përfunduar gjithçka, ngase gjilanaset nuk ia kanë dalë që të sigurojnë pozitën e dytë që dërgon në finale. Aton ë ndeshjen vendimtare janë mposhtur nga KV Skenderaj me rezultat 2:3.
Drita pati mundësinë që t’a fitojë ndeshjen, ngase pati në fund një “match point”, i cili nga shërbimi përfundoi në rrjetë, problem ky që po del se u ka kushtuar gjilanaseve.
Drita në një ndeshje me plot luhatje, nuk e ka nisur mirë setin e parë, por disi u këndell dhe ia doli që të stabilizojë lojën dhe në fund të ngadhënjejë setin me rezultat 25:23.
Në setin e dytë vendaset patën një rënie të pashpjegueshme në lojë dhe në fund janë ndalë në kuotën e 16 pikëve, për t’u rikthyer sërish në setin e tretë të cilin e fituan me rezultat 25:22, kurse pas ngritjes së lojës sërish pësoi rënia dhe humbja e setit të katërt 18:25.
U desh që të luhet tajbreku në të cilin Drita hyri shumë keq dhe u duk se është dorëzuar e tëra, por shërbimet e mira të Adelajda Prengës e kthyen Dritën në lojë, bile e dërguan në epërsi që dukej se ishte e paarritshme për mysafiret. Vendaset e kënaqura me epërsinë e krijuar nisën dalëngadalë që të humbin epërsinë dhe mysafiret u dolën para 12:13. Një shpërthim i mirë i vendaseve dhe një shërbim shumë i mirë i Vlora Berishës sërish sollën Dritën në epërsi prej 14:13 dhe vetëm pritej që Drita sërish të jetë pjesë e finales, por shërbimi i radhës nga vendaset përfundoi në rrjetë, kurse mysafiret që shumë rrallë gabonin ditën këtë që ta shfrytëzojnë dhe ngadhënjyen me 14:16 për të prekur finalen e M-Technologie me të cilën do të përballen këtë të shtunë.
Në fund Drita – Skenderaj 2:3 (25:23, 16:25, 25:22, 18:25, 14:16)