Një termet ka goditur Rumaninë rreth orës 13:30 minuta, derisa lëkundje të lehta janë ndierë edhe në Kosovë.
Lëkundjet e tokës i ka konfirmuar Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tërmeti e ka goditur Rumaninë, por sipas tij lëkundjet janë ndjerë në Kosovë.
Mustafa ka bërë thirrje të mos krijohet panik.
“Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta
Në Kosovë nuk kishte tërmet
Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar ai.