1)Në vend se Komuna e Gjilanit të udhëhiqej nga kryetari i Komunës, vetë u mor me tema të nivelit nacional, si shkëmbimi i territoreve, ndërsa ia delegoni shumicën e punëve, nënkryetarit, duke i premtuar kandidimin për kryetar të ri nga radhët e LDK-së. Kryetari i Komunës, se do të bëhej kryetar i LDK-së në Prishtinë, e humbi betejën me Lumir Abdixhikun dhe iu kthye sërish Komunës së Gjilanit. Gjilani nuk kishte kryetar, por nënkryetar. Në fakt, nënkryetari Arbëri, u soll si kryetar, edhe pse në fund, Lutfi Haziri ia ktheu shpinën, duke e përjashtuar nga gara dhe duke e detyruar të bëhej sikur vetë po kërkojnë anëtarësia e gjerë, që Lutfi Haziri të rikandidonte për mandatin tjetër.
2) Në vend të problemeve konkrete të Komunës së Gjilanit, merrej me debate të nivelit nacional. Në vend se të merrej me Tregun e Gjelbër, merrej me problemet e LDK-së në nivel qendror.
3) Investimet nga grantet qeveritare dhe buxheti i Kosovës, kontributet e të gjithëve, i përvetësoi sikur t’i kishte sjellë në Gjilan, vetëm ai.
4) Kryetari i Komunës kishte premtuar se bursa e studentëve do të bëhej sa paga mesatare e Kosovës, por mbeti bursë me çmim simbolik, 60 për ata që studiojnë në Prishtinë, e 40 për ata që studiojnë në Gjilan, për 10 muaj.
5) Organizatat joqeveritare të shoqërisë civile në Gjilan, patën reaguar me të drejtë kundër deklaratës së kryetarit të komunës, që thoshte se pjesë e qeverisjes lokale janë shoqëria civile. Këto organizata që reaguan bashkë ishin: “Kand”, “Change” “Agro Farm” “QKBN”, “Merita” si dhe “Anp-Gjilan”, duke e akuzuar kryetarin e komunës për keqpërdorim të emrit të shoqërisë civile dhe përgjithësimin e tepruar.
6) Premtoi se do të shkonte në punë me biçikletë dhe nuk shkoi kurrë.
7) Tha do ta lironte objektin e selisë së LDK-së për kulturë dhe nuk e liroi kurrë.
8) Tha nuk do të ndërhynte në konkurset në arsim, ndërsa edhe shtëpiaku e mirëmbajtësi i punësuar, është bërë vetëm me ndërhyrjen e Kryetarit të Komunës dhe me sms.
9) Zvarritja e çdo projekti, të vogël e të madh, sheshit të ri, rregullimit të Mirushës e Stanishorkës, tregut të gjelbër, shkollës së re të artit, hyrje-daljeve edhe nga Prishtina në hyrje të Gjilanit, por po përfundon edhe mandati i radhës, pa përfunduar projektet. Emri i tij është: Zvarritës i Shquar. Kurrë nuk i bëhet vonë.
10) Nuk shkarkoi drejtorët nën hetime, madje i riemëroi edhe në mandatin e fundit, edhe kur kishte informacione për hetimet.
11) Tha se nuk do të kandidonte më për kryetar të Gjilanit, dhe sërish e rikandidoi veten e tij.
12) Premtoi ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, te zona e FSK-së dhe nuk bëri më asgjë rreth saj, pa u konsultuar paraprakisht as me FSK-në.