Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka publikuar një fotografi ku shihet mes dy liderëve të partisë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.
Kjo ‘ndërhyrje’ e Manxhukës vjen pas raportimeve për një përplasje të mundshme mes kryeministrit dhe kryekuvendarit në seancën e sezonit të ri të Kuvendit të Kosovës.
Zëdhënësi i VV-së e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar, por me mesazh të prerë se asgjë s’ka ndryshuar mes tyre.
Nuk dihet kur është realizuar fotografia, megjithatë Konjufca është i veshur njëjtë sikurse në fotografitë e një nate më parë, kur bashkë me Kurtin shikuan filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisore Luana Bajrami.
Kjo mbrëmje, ishte një ditë më herët se seanca e Kuvendit.
Bashkë, dje, sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar ai, duke krijuar përshtypjen se mund ta ketë luajtor rolin e ndërmjetësuesit për t’i mbajtur bashkë kokat e partisë.
Në seancën e së enjtes, Kurti u duk i tensionuar me Konjufcën derisa zhvillonte një komunikim me të.
Disa nga deputetët e opozitës që ishin prezent në seancë, thanë se kishte një tension mes tyre, megjithatë ata të Vetëvendosjes e mohuan këtë gjë.
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha në emisionin “DPT te Fidani” se Kurti komunikon theksueshëm me gjestikulacione, prandaj, sipas tij, do të mund të jetë krijuar ideja e gabuar se ata janë përplasur gjatë seancës së fundit në Kuvend.