Në të gjitha pikat kufitare me Serbinë, në orët e mbrëmjes është normalizuar qarkullimi me vetura i qytetarëve, pas disa ditë pritjesh në kolona të gjata të atyre që kanë dal nga Kosovë në drejtim të Serbisë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 22 e 8 minuta në të gjitha vendkalimet kufitare nuk ka pritje dhe qarkullimi po bëhet normalisht.
Për disa ditë mërgimtarët që janë kthyer nga Kosova për në vendet ku jetojnë dhe punojnë kanë pritur me orë të tëra në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë