I pyetur se çka mendon në lidhje me testimin e mësimdhënësve, Jashari tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Unë e kam thënë në mënyrën më popullore për ta kuptuar i tërë opinioni se sa të ketë SBASHK në Kosovë dhe sa të jetë kryetar i SBASHK-ut Rrahman Jashari, test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve të Kosovës nuk do të bëhet sepse është degradues dhe nënçmues”,tha ai.
Jashari tutje u shpreh se këta mësimdhënës janë të përgatitur nga Fakulteti i Edukimit për profesionin e mësimdhënies dhe se u janë nënshkruar testeve e se ata janë të përgatitur për mësimdhënie.
“Ne si SBASHK-ë jemi kundër testimit të mësimdhënësve por kemi kërkuar që të forcohet sektori i inspektorëve profesional, inspektorët mos të bëjnë paralajmërime nëpër klasë, por të shkojnë dhe të shohin nga afër punën dhe angazhimin e mësimdhënësve” u shpreh Jashari. /teve1/info