Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot në ora 11:00 është mbyllur ende pa filluar.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancën e sotme, në rend të ditës, ishte Votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media, e shumë pika të tjera.
Kujtojmë se Kuvendi edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur një maratonë seancash, dy prej tyre të jashtëzakonshme dhe një të rregullt.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe atë për për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Seanca ishte e fundit për sesionin pranveror. Kuvendi do t’i kthehet punës në shtator. /Reporteri.net/