Shëngjini e Velipoja janë ndër vendet turistike më të pëlqyera për kosovarët. Kjo për shkak edhe të çmimeve të lira, pasi deri sivjet atje mund të shkoje me biletë kthyese për vetëm 15 euro.
Por për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës, do të ndryshojnë edhe çmimet e biletave të autobusit.
Këtë e ka bërë të ditur në T7 kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, i cili tha se bileta kthyese për Shëngjin dhe Velipojë nga 15 euro mund të shkojë në 20 euro.
Ndërkaq, për Sarandë mund të shkojë te 35 euro për bileta kthyese.
Shoqata e Transportit Rrugor ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largojë akcizën në mënyrë që operatorët e autobusëve të mbijetojnë.