Projektligjet e ushtrisë që mundësojnë transformimin e misionit të Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin ushtarak kanë kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht zërave që ky proces do të finalizohet më 28 nëntor anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së kanë konfirmuar për “Zërin” se në këtë datë nuk do të ketë formim të ushtrisë.
Pavarësisht se tri projektligjet për transformimin e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës në ushtri janë votuar para një muaji në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës ende nuk dihet saktësisht se kur këto projektligje do të risillen në Kuvend për leximin e dytë.
Drejtues të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovë për kanë konfirmuar për Zërin që 28 nëntori nuk do të jetë data e formimit të ushtrisë, siç është deklaruar nga zyrtarë shtetërorë nga Serbia, të cilët formimin e ushtrisë e kanë lidhur me Festën e Flamurit.