Për këtë çështje analistët thonë se një pjesë të fajit që sot kosovarët nuk e gëzojnë liberalizimin e vizave, përveç BE-së fajin më të madh e kanë institucionet e shtetit
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian nuk e ka vendosur në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e anashkaluar edhe një herë vullnetin e kosovarëve për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, e cila e quan të padrejtë anashkalimin e Kosovës nga BE-ja, për shkak të politikave të tyre të brendshme. Reagime kundër këtij vendimi ka pasur edhe nga qytetarët.
Qytetarët e njërit prej vendeve më të izoluar në Evropë nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm në zonën schengen edhe për një kohë të pacaktuar.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e ka konfirmuar për RTK-së se Kosova nuk është në agjendën e BE-së për liberalizim në fillim të dhjetorit. Ajo ka thënë se kjo po ndodh për shkak se disa shtete të mëdha të Bashkimin Evropian siç janë Gjermania, Franca dhe Holanda ende hezitojnë të marrin vendim për heqjen e vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“6 dhe 7 dhjetor është caktuar takimi dhe çka po shohim është se për shkak të vullnetit politik nga këto shtet Kosova nuk është në agjendë. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që të futemi në agjendë. Siç po e shohim nëse ndërron diçka në moment të fundit…”
Për këtë çështje analistët thonë se një pjesë të fajit që sot kosovarët nuk e gëzojnë liberalizimin e vizave, përveç BE-së fajin më të madh e kanë institucionet e shteti.
Sipas Adrian Çollaku, jo serioziteti në luftimi i korrupsionit dhe krimit organizuar ka bërë që disa shumë shtete të besë të jenë skeptik nëse Kosova meriton lëvizjen e lirë.
“Qoftë luftimi i korrupsionit qoftë luftimi i krimit të organizuar janë disa fusha që duhet të shohim seriozitet tek ne, ministra me aktakuzë bëjnë që këto shtetet te hezitojnë…”
E mohim i së drejtës për liberalizim studentëve dhe qytetarëve të tjerë po u paraqet probleme shumë të mëdha.
Pavarësisht se Kosova ka plotësuar 95 kritere të kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave, përfshirë edhe ratifikim e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, këto nuk i kanë bindur disa vende të BE-së që të marrin vendim për lëvizjen e lirë të kosovarëve.