Një skandal i madh ku po dyshohet se është përfshirë një familje kosovarë, është raportuar në Zvicër.
Raportimin e ka bërë gazeta e Zvicrës “Blick”, transmeton Nacionale.
Aty thuhet se babai me prejardhje nga Kosova, kishte blerë vajza të reja duke i bërë bashëkshorte për djemtë e tyre, e të njëjtit, më pas ato i torturonin.
“Në mes të Zvicrës, gratë u mbajtën si skllevër për 16 vjet – pa e vënë re askush. Javën e ardhshme, një baba kosovar me katër djem do të dalë para gjykatës rajonale të Moutier BE. Akuza: Thuhet se ai ka sjellë një vajzë nga mosha 14 deri në 17 vjeç Ballkani në Jura Bernese për secilin nga katër djemtë e tij. Këtu, për një dekadë e gjysmë, babë e bij abuzonin me gratë dhe i detyruan të bënin punët e shtëpisë”, thuhet në raportimin e gazetës.
Gazeta ka përdorur emra fiktivë për anëtarët e kësaj familje me prejardhje nga Kosova. Megjithatë, janë ofruar detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, martesa e detyruar ishte rregulluar nga vjehrrit. Prindërve të së resë iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën torturuesve për një shumë prej 300 eurosh”, thuhet në raportim.
Nacionale më vonë do të sjellë raportimin e plotë për këtë familje kosovare./Nacionale.com/